Eksprienca juaje me llotarin amerikane

Erjola

New member
Tregoni edhe ju eksperiencen tuaje ne lidhje me Llotarin Amerikane su u ndjet kur moret vesh qe e fituat edhe pasi moret vizen diten e intervistes

Me posht po ju tregoje nje Eksprienc te nje qe nuk esht antar ne kete forum.

Eksprienc e Dv 2019-2020 e nje mikeshes time qe per arsye personale do te mbetet anonim
Përvoja ime me llotarinë DV 2020
---------------------------------
Regjistrim
datë: 05 nëntor 2018 në ora 18:36
Vendndodhja: Tirane
(Cift me nje fëmijë)
---------------------------------
Rezultati (1NL)
Data: 9 maj 2019 (You have been randomly selected)
Case Number 9XXX
Gjate kontrollit te rezultatit kuptuam qe kishim bere nje gabim ne plotesim. Kishim nderruar vendin e emrit me te mbiemrit. Dhe aty nuk dinim cte benim, te gezoheshim apo hidheroeshim. Filloi stresi yne. Nuk lame blog apo avokat pa pyetur per gabimin qe kishim bere.
Plotesimi e DS-260 : 27 maj 2019
--------------------------------
Kerkesa per skanim dokumentash
Kërkesa për dërgimin e dokumenteve nga KCC: 03 tetor 2019
Dërgimi i dokumenteve: 03 Tetor 2019 (KCCDVDocument@state.gov)
Konfirmimi i dokumenteve nga KCC: 04 Tetor 2019
--------------------------------
2NL (letra e njoftimit e dytë)
Pritja e 2NL : 26 Nentor 2019
Data e caktimit të intervistës: 09 Janar 2020
--------------------------------
Kontrolli mjekësor
Plotesimi i formularit 3 jave para dates se intervistes.
Kërkesa për emërim për ekzaminimin mjekësor: 19 Dhjetor 2019
Përgjigja dhe marrja e takimit: 20 Dhjetor 2019
Emërimi për ekzaminimin mjekësor: 26 Dhjetor 2019
Analize gjaku, urine, grafi dhe vaksine gripi, ndersa djali 3 vjec vaksine gripi dhe Mantaux Test.
Diten e vizites mjeksore u paraqitem ne orarin e percaktuar ne takim dhe na moren analizat e siperpermendura. Na kerkuan qe te paraqiteshim perseri ne oren
per te takuar mjekun.

Ora 16.00 te mjeku: Na pyeten per perseri po ato pyetje qe kemi plotesuar te formulari dhe gjithashtu kerkuan te shohin shenjat nese kemi pasur ndonje operacion. Aty na dhane edhe pergjigjet e analizave. Mjeku tha qe analizat kane dale shume mire dhe pergjigjet i dergojme ne ne ambasade. Ndersa neve na dorezoi nga nje formular dhe cd me emrat tone per ti dorezuar ne kufirin e pare ne usa.
Gjithashtu per femijet qe bejne Mantaux Test duhet te paraqiten perseri pas 48 oresh qe te kontrollojne rezultatin.

--------------------------------
Dergimi i dokumentave me poste
Dergimi me FEDEX me date 19 Dhjetor 2019
---------------------------------
intervistë
Data e intervistës 09 Janar 8:30

Ne 8.30 ishim tek dera e ambasades. Sapo u afruam security na pyeti nese ishim te tre per interviste dhe na ftoi te nje vajze ku dorezonim pasaportat dhe ajo bente verifikimin nese e kishim emrin ne liste apo jo. Pai u verifikuan emrat tane u hap dera per te hyre brenda dhe bere kontrollin e cantave dhe dorezimin e telefonave. PErvec pajisjeve elektronike te lejojne ti marresh te gjitha brenda ne sallen e pritjes.
Shkuam te salla e pritjes. Aty kishte shume njerez por shyqyr ishte ngrohte. Sapo u futem brenda degjuam te permendej emri yne per tu paraqitur te Sporteli 1. U paraqitem. Nje zonje na kerkoi pasaportat. Pastaj i na moren shenjat e gishtave. Zonja filloi te na pyeste:
Zonja: - Keni perdorur emra te tjere pervec ketyre gjate gjithe jetes suaj?
Une :- Jo
Zonja: - Keni jetuar me shume se 6 muaj ne ndonje shtet tjeter?
Une: - Jo
Zonja: - Ku do shkoni ne Usa?
Une: - New York.
Zonja: Ok. Mund te shkoni te beni pagesen dhe te prisni ne salle.

Pasi beme pagesen dorezuam kuponin te Sporteli 1 dhe shkuam te salla e pritjes.
Ne salle pritem......nja dy ore
Me ne fund degjuam emrin tone qe duhet te paraqiteshim te sporteli nr 5.
Me zemer ne dore u paraqitem te sporteli nr 5. Ku ishte nje zonje shume e embel. Ajo me shume dashamiresi na kerkoi te betoheshim qe do thoshim te verteten. Pasi u betuam filloi te pyeste vetem aplikantin kryesore:
Oficeri Konsullor: - E ke mbaruar gjimnazin?
Une: - Po
O.K:- Si e ka emrin shkolla?
Une: - i thashe emrin e shkolles.
O.K:- Cfare viti?
Une: i thashe vitin
O.K:- Me kohe te plote?
Une: - Po
Ajo fillo te shkruante per disa min ne pc. Pastaj tha :
Cdo gje eshte ne rregull. Visat tuaja jane aprovuar. Ende spo me besohet.

Gjithsesi desha te falenderoj pa mase Ervin Thomollari per asistencen dhe konsulten e tij. Ai me tha qe ne fillim qe gabimi im nuk merrej fare ne konsiderate. Shume faleminderit Ervin.
 

Toni

New member
Pershendetje !

Ne mbremje, para se te flija, rregullova zilen e celularit qe te binte ne oren 6:30.
Ne mengjes me doli gjumi perpara se te binte zilja, ne vend qe te me zgjonte mua zilja, fika une zilen.
Pasi u perpelita per gjysem ore si i pergjumur neper krevat, ngadale u ngrita dhe bera adetet e mengjesit, si edhe nje dush. Ndeza televizorin, duke degjuar titujt e gazetave dhe hengra mengjesin. Dola jashte, dielli shndriste si ne ditet me te bukura te tij. Pershendeta me miresi komshinjte me te cilet u ndesha dhe u ula tek lokali i lagjes, ku piva nje kafe, duke e zhytur veten neper enderrat e perendimit. Me pas mora makinen dhe u nisa drejt ambasades amerikane. Parkova diku ne nje rrugice prane ambasades dhe vazhdova nje cope rruge ne kembe. Arrita para hyrjes se ambasades. Aty gjeta 5-6 njerez, qe ishin rreshtuar si roje nderi perpara sportelit ku dorezohet pasaporta, po prisnin per te hyre brenda ambasades. Qe te gjithe ishin fitues te llotarise amerikane dhe prisnin qe te hynin brenda per te dhene intervisten. Une cuditerisht nuk kisha asnje emocion negativ apo tension ne vetvete, per situaten ku ndodhesha. Ne oren 8, u hap sporteli dhe sic ishim ne rradhe, dorezuam pasaportat dhe u futem brenda ambasades.
Ne fillim, tek pasaportat me kontrolluan ne skanerin e skanimit trupor, per sendet e palejuara, pastaj me miresjellje me drejtuan per tek holli i ambasades ku duhej pritur per procedurat e metejshme. Hyra ne holl, i cili ishte ndertuar gjysem me xhama dhe brenda me tre rreshta te gjate karrikesh, ku perballe karrikeve ishin dy monitore te medhenje, qe tregonin se si duhej te vepronin aplikantet e vizave me procedurat. Ne te majte, ishte edhe nje rresht tjeter karrikesh dhe ne cep dera e banjos. Ngjitur me monitoret ishte dera e rende gjysem xham, nga ku hyhej per tek sporteli i pageses se tarifave dhe me tej nje dere tjeter e rende gjysem xham, qe te conte tek sporteli i dhenies se intervistes. Aty ne holl, gjeta po te njejtit njerez qe ishim jashte para se te hynim brenda. Qe te gjithe shfaqnin nje gjendje emocionale dukshem te tensionuar. Nje ze i embel femre, therriste emrat e aplikanteve, per t'u paraqitur ne sportelin me numrin perkates. Pasi prita dy minuta, me thirri emrin tim, per t'u paraqitur ne sportelin numer tre.
U ngrita per te shkuar, sikur te isha thirrur per nje apel çekimi te zakonshem ne gjendjen e punes se perditshem. Pershendeta me koke policin (shqiptar), qe rrinte tek dera qe ndante hollin me sportelet, ula dorezen e deres dhe me pak force terhoqa deren e rende, duke u futur ne nje koridor te vogel me dy sportele anash, ku behej pagesa e tarifes se vizes. Me tej, polici me tha qe te hapja edhe deren tjeter dhe ashtu bera. Hapa deren tjeter gjysem xham dhe u gjenda perballe sportelit tre. Aty brenda sportelit, ishte nje punonjese e ambasades, zonje shqiptare, me pamje te embel, qe me ze te qarte e korrekt, me pyeti per emrin, datelindjen, nese kisha qendruar me shume se 6 muaj jashte Shqiperise, nese kisha qene ndonjeher ne usa, me pas me tha qe te vendosja gishtat ne aparaturen qe ishte ne sportel, per te dhene shenjat e gishterinjeve.
Ne fund, me orientoi per te sporteli ku do te beja pagese e vizes dhe pasi te beja pagesen, duhej te kthehesha me gjithe faturen serisht ku isha, per t'ja dorezuar asaj.
Ashtu bera, si pagova tarifen dhe dorezova faturen prane saj, zonja me tha, qe te rikthehesha ne holl dhe te prisja kur te me therrisnin emrin per te dhene intervisten. Ne holl, gjeta njerezit qe ishim ne fillim, dmth askush i ri nuk kishte ardhur akoma, megjithese altoparlanti therriste vazhdimisht emrat e aplikanteve te cilet akoma nuk kishin ardhur. Nderkohe, papritmas nje çift tek te 50-at, doli nga dhoma e kontrollit me nxitim dhe erdhi ne hollin ku ishim ne, gruaja perpara dhe burri nga pas me rrypin e pantollonave ne dore, qe i dukej si kamxhik. Ne dukje ishte rast tipik i kultures patriarkale shqiptare. Burri mbante ne dore rrypin sepse i kishte dale emri per tu paraqitur ne sportel dhe nxitonte e nuk kishte patur kohe per ta vendosur ne pantollona.
Kjo pamje, solli nje situate humori qe e ndryshoi per pak caste atmosfere ne hollin e ambasades.
Nje ze femre nga altoparlanti, therriti emrin tim ne gjuhen angleze, aq sa edhe vete une me veshtiresi e kuptova se behej fjale per emrin tim. -Eh ! Thashe me vete, -ja filloi koha qe edhe emri te me harrohet..
U ngrita nga ajo karrike ku isha ulur, hapa dyert dhe dola tek sportelet, zonja punonjese e ambasades ku isha paraqitur fillimisht, me beri shenje me dore per te me orientuar duke me treguar pese gishtat e dores se djathte, qe nenkuptonte se duhej te shkoja tek sporteli numer pese.
Ne nje qetesi absolute, u ktheva dhe qendrova tek sporteli pese. Perballe meje ishte konsullja. Nje zonje me pamje ariane, njeri me paqe ne fytyre. Cuditerisht me erdhi nje energji pozitive prej saj, sa vetevetiu, ashtu ne pavetedije me lindi nje buzeqeshje. Ajo me pershendeti embel ne shqip dhe me pyeti per emrin.
Me pas, me tha qe duhej te betohesha. Cova doren lart dhe thashe Betohem! Me vete mendova, se sa i lehte qenka betimi perpara nje superfuqie boterore. Ndoshta kjo ishte ndjesia e njeriut te paster.
Me pas, konsullja, me orientoi tek aparatura e shenjave te gishterishenje, qe ishte nga ana ime e sportelit, qe te jepja shenjat e gishterinjeve. Hapi pasaporten time dhe me pyeti per emrin, ku i kisha mbaruar studimet e larta dhe si quhej fakulteti. Me pas, hapi dosjen time dhe me dha zarfin e DHL-se me disa dokumenta, duke me thene qe, merri keto dokumenta sepse nuk i nevojiteshim me ambasades. Dhe vijoi fjaline e fundit...
-Viza juaj eshte aprovuar !
Si? I thashe, ngaqe nuk e kuptova qarte fjalen aprovuar. Ajo u kthye nga une dhe me nje buzeqeshje ne fytyre, me tha serisht,
-Viza juaj eshte aprovuar!
Faleminderit ! I thashe. Mora zarfin, e pershendeta me dore dhe u largova. E gjithe intervista me zgjati nje minute e gjysem.
Ne holl, u ndala tek polici dhe sa per te thyer atmosferen e heshtur qe u kishte rene aplikanteve te tjere qe prisnin, u pyeta se, çfare behet tani qe, konsullja me tha se viza me eshte aprovuar. Polici i zene ne befasi nga kjo pyetje, si i hutuar me tha qe, duhej te vija prap ketu ose te njoftojne vete keta.. sic duket nuk e kuptoi fare se pyetjen.
Me kenaqesine qe thyeva heshtjen e bashkeatdhetareve te mi, ne ate terr emocional, pershendeta policin e pafajshem dhe me dashamiresi ju urova me ze te larte suksese te gjithe atyre bashkeatdhetareve aplikante qe po prisnin ne holl, per te dhene intervisten.
Dola jashte ambasades dhe mora rrugen per te ikur. Ajri me mbushi mushkerite, era me freskoi trupin, dilli me mbushi shpirtin me ngrohtesi.
E gjitha kjo gjendje e percjelle nga natyra, me dukej sikur donte te me thoshte; Kjo eshte parajsa jote !
 
Top