Gabime qe ju skualifikojne edhe pse keni fituar llotarine Amerikane

Kristina

New member
GABIME QE JU SKUALIFIKOJNE EDHE PSE KENI FITUAR LLOTARINE AMERIKANE

1- Nese ju lini pa perfshire ne aplikimin per llotarine amerikane bashkeshortin/en tuaj apo nje nga femijet tuaj te ligjshem nen 21 vjec atehere skualifikimi eshte I sigurt. Nuk ka rendesi nese planifikoni te divorcoheni apo nese femijet tuaj jetojne jashte shtetit dhe nuk duan te vijne me ju ne USA.

Shembull: Nuk jetoni me me bashkeshorten tuaj por ende nuk keni bere divorc te ligjshem? Duhet ta perfshini ne aplikim! Nese nuk keni nje foto te saj, perdorni nje foto te vjeter, ose kerkojani nje te afermi. Perdorni cfaredolloj foto te keni mundesi pasi nese ajo nuk do te vije ne USA me ju, fotoja nuk ka rendesi. Por, mos perfshirja e saj ne aplikim do ju skualifikoje. Me pas kur te plotesoni DS260 deklaroni qe bashkeshorti/ja nuk do te vije ne usa me ju.

2- Nese nuk keni bashkangjitur fotot e duhura te secili nga aplikantet.

Shembull: Nje aplikant i llotarise amerikane i martuar me 2 femije hodhi llotarine amerikane dhe fitoi por u skualifikua pasi foton e njerit femije e kishte bashkangjitur tek tjetri dhe anasjelltas.

3- Nese keni gabuar ne te dhenat personale gjate aplikimit. Sigurohuni qe vendosni te dhenat e sakta per sa i perket emrit, datelindjes, dhe gjithe informacionit tjeter qe kerkohet per ju dhe familjen tuaj. Disa gabime mund te korrigjohen ne DS260 por jo te gjitha. Jeni te kujdesshem kur plotesoni aplikimin pasi te dhenat e pasakta mund t’ju skualifikojne.

4- Nese keni genjyer ne aplikimin tuaj. Shembull: keni vendosur nivelin e arsimit “High School” por realisht keni arsim te mesem me kohe te pjeshme. Kriteri kryesor per llotarine amerikane eshte te keni perfunduar arsimin e mesem (12 vite shkolle) me kohe te plote.

5- Nese fotot nuk plotesojne kriteret e vendosura. Gjate aplikimit keni instruksione te qarta se si duhet te jene fotot tuaja. Fotoja duhet te jete e 6 muajve te fundit. Aplikimet qe permbajne foto te vjetra qe jane perdorur edhe ne aplikime te meparshme rrezikojne te skualifikohen.

6- Nese aplikoni me shume se nje here. Lejohet vetem nje aplikim per secilin person. Por nese jeni te martuar secili nga bashkeshortet mund te hedhe llotarine si aplikant kryesor dhe bashkeshorti tjeter si derivat.
 
Last edited by a moderator:
Top