Kriteret qe duhet te plotesoje sponsori per te bere garancine fituesit te llotarise Amerikane

Kristina

New member
KRITERET QE DUHET TE PLOTESOJE SPONSORI PER TE BERE GARANCINE FITUESIT TE LLOTARISE AMERIKANE

Fituesit e llotarise amerikane duhet te sigurojne dike i cili do ju beje garancine. Sipas udhëzimeve të DV-së, sponsorizimi duhet të sigurohet nga një person i quajtur si Sponsor (Petitioner). Sponsorizimi behet per ti siguruar fituesit te DV-se mbështetje financiare ose nevoja të tjera ndërsa qëndron në SH.B.A. Qeveria Amerikane siguron vetem vizat per fituesit dhe nuk jep asnje mbeshtetje financiare apo strehim per ta. Megjithate regullat per fituesit e DV mund te ndryshojne nga viti ne vit. Ne i referohemi rregullores aktuale per DV2020 dhe DV2021.

Sipas saj, te gjithe fituesit e DV-se duhet te sigurojne nje “Affidavit of support” nga nje sponsor te cilen e paraqesin ne Ambasaden Amerikane ne diten e intervistes. Sponsori garanton si aplikantin kryesor ashtu edhe derivatet e tij.

Kush mund te behet sponsori juaj?

Sponsori është personi i cili do të kujdeset për nevojat e fituesit të sapoardhur të DV ndërsa ai po jeton në Sh.B.A si mbajtës i LPR.(Green Card)

Personi sponsorizues duhet të jetë një qytetar amerikan ose një rezident i përhershëm legal në SH.B.A.

Ai duhet të ketë të ardhura të mjaftueshme ose burime financiare dhe duhet të sigurojë dokumentet mbështetëse të kërkuara, së bashku me formularin e nënshkruar I-134. Nuk ka tarife per plotesimin e formularit I-134 per asnjeren nga palet.

Ai duhet te kete te ardhura te mjaftueshme per te mbuluar minimumin jetik per te gjithe pjesetaret e familjes se tij plus ju dhe derivatet tuaj. Pra nese sponsori ka 4 anetare ne familje dhe ju jeni 2 anetare atehere te ardhurat e tij vjetore duhet te jene sa per 6 anetare: pra minimumi 35160$ (Referoju tabeles se meposhtme).

2020 POVERTY GUIDELINES FOR THE 48 CONTIGUOUS STATES AND THE DISTRICT OF COLUMBIA
PERSONS IN FAMILY/HOUSEHOLDPOVERTY GUIDELINE
For families/households with more than 8 persons, add $4,480 for each additional person.
1$12,760
2$17,240
3$21,720
4$26,200
5$30,680
6$35,160
7$39,640
8$44,120


Lexoni ketu cilat jane dokumentat qe duhet t’ju dergoje sponsori:

 
Last edited by a moderator:
Top