Si ti dergoni pashaportat ne ambasade per ata qe bene viziten mjekesore pas intervistes

Kristina

New member
Shume persona nga DV2020 kane bere intervisten para se te benin viziten mjekesore. Pas perfundimit te vizites mjekesore ata duhet te dergojne me DHL pashaporten ne ambasaden amerikane. Por DHL ju kerkon nje leter me barkod per te pranuar kete dergese. Ja si gjenerohet kjo leter me barkod:

1. Beni sign in tek https://ais.usvisa-info.com/en-al/iv/users/sign_in

Screenshot_20200919-142849_Chrome.jpg

2. Klikoni butonin jeshil "Continue"

20200919_144612.jpg

3. Zgjidhni opsionin "Consular section instructed me to send more documents"

Screenshot_20200919-143224_Chrome.jpg

4. Klikoni kutine anash emrit te cdo anetari te familjes per te cilin duhet te dergoni pashaporten

5. Shkruani nje pershkrim te shkurter se cfare dokument ju kerkon ambasada dhe pse. Ne rastin tuaj teksti do jete dicka e tille "Kam kryer viziten mjekesore pas intervistes dhe oficeri konsullor me ka instruktuar te dergoj me DHL pashaporten pas perfundimit te vizites mjekesore."

6. Do ju shfaqet edhe informacioni ne lidhje me degen e DHL per dergimin e dokumentave

7. Klikoni butonin "view courier-in receipt" dhe do ju hapet nje dokument ne pdf i cili permban nje bar kod. Kete dokument do e printoni dhe do e merrni me vete tek dega e DHL. Nje kopje te ketij dokumenti futet ne zarf bashke me pashaporten.

Screenshot_20200919-145046_Gallery.jpg

Dokumenti qe do printohet ka kete pamje:

Screenshot_20200919-150122_Drive.jpg

E njejta procedure ndiqet edhe nese konsulli ju ka kerkuar te dergoni ndonje dokument tjeter qe nuk e kishit me vete diten e intervistes.
 
Last edited:
Top