Udhëzimet për Përgatitjen për Vizë për të përzgjedhurit e Llotaris Amerikane

Status
Not open for further replies.

Admin

Administrator
Staff member
LISTA E DOKUMENTACIONIT PËR INTERVISTË
Sapo çështja juaj të jetë bërë aktuale për caktim interviste sipas Buletinit të Vizave, Qendra
Konsullore Kentucky (KCC) do t’ju dërgojë juve me email listën e dokumenteve që duhet t’i
dërgoni KCC-së elektronikisht me email. Kujdes: vetëm pasi t’i keni dërguar të gjitha dokumentet
e kërkuara, KCC do t’ju caktojë një datë interviste, ndaj ju duhet të veproni me shpejtësi për t’iu
përgjigjur kërkesës së KCC. KCC NUK do t’ju kërkojë të kryeni asnjë pagesë – ju do ta paguani
tarifën e aplikimit për vizë në Seksionin Konsullor në ditën tuaj të intervistës.
Pasi Qendra Konsullore Kentucky (KCC) t’ju ketё njoftuar datёn tuaj të takimit pёr intervistё, tё
cilёn mund ta kontrolloni kёtu, ju duhet tё pёrgatisni dokumentet e mёposhtme, tё regjistroni
datën e takimit tuaj dhe t’i dёrgoni dokumentet rreth dy javё pёrpara intervistёs nё Seksionin
Konsullor tё Ambasadёs Amerikane në Tiranë me anё tё një shёrbimi postar tё shpejtё.
SHËNIM: Ju duhet tё bёni çdo pёrpjekje qё t'i dёrgoni dokumentet e mëposhtme nё Seksionin
Konsullor me postë të shpejtë dy javё pёrpara datёs suaj tё takimit (duke përfshirë dëftesën
origjinale të shkollës së mesme dhe vërtetim notash të lëshuar kohët e fundit e të
përkthyer në Anglisht, si dhe diplomën e shkollës së lartë nëse e keni mbaruar). Nёse ju nuk e
keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t'i sillni ato sё
bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga
dokumentet e kërkuara më poshtë do të rezultojë në vonesa tё gjata.
Vizat në dispozicion të Lotarisë Amerikane (DV) janë subjekt i kufizimeve numerike. Aplikantёt e
Lotarisё tё cilёt dёshirojnё tё marrin vizё duhet tё jenё tё pёrgatitur qё tё veprojnё me shpejtёsi
duke i dorёzuar tё GJITHA dokumentet nё ditёn e intervistёs. Nëse një aplikanti Lotarie nuk i është
lëshuar një vizë në muajin në të cilin atij i ishte caktuar intervista nga KCC, vizat e vëna në
dispozicion të aplikantëve të Lotarisë mund të mos jenë të garantuara për ta në muajt në vazhdim.
Aplikantёt qё kёrkojnё nga Seksioni Konsullor ricaktim tё datёs sё intervistёs sё tyre nё muaj tё
mёvonshёm rrezikojnё seriozisht mundësinë pёr tё marrё vizё. Gjithashtu, aplikantёt qё paraqiten
nё intervistё pa i patur tё gjitha dokumentet dhe formularёt e kёrkuar dhe qё i dorёzojnё
dokumentet e kёrkuara nё njё muaj tё mёvonshёm, mund tё pёrballen me faktin qё tё mos ketё mё
numra vizash nё dispozicion pёr ta. Numrat e vizave të Lotarisë DV pёr disa rajone dhe shtete mund
tё mbarojnё edhe më pёrpara fundit të afatit të Programit, pra pёrpara datёs 30 Shtator.
Dokumentacioni i Kёrkuar:

KËTË LISTË:
Vendosni një kryq (X) në kutinë përkatëse për secilin dokument që do të dorёzoni.

Nёse zgjidhni t’i dёrgoni dokumentet me DHL në Seksionin Konsullor, tregojini njё kopje tё
kёtij udhёzimi agjentit tё DHL-sё qё t’ju pranohet dёrgimi i dokumentacionit nga DHL-ja.

DËFTESA E PJEKURISË (Vetёm pёr aplikantin kryesor):
Aplikanti kryesor duhet të sjellë:

  • 1 Dëftesën Origjinale të Shkollës së Mesme dhe njё fotokopje tё saj të përkthyer në
    anglisht; ose nё mungesё tё dёftesёs sё pjekurisё, vёrtetim notash të përkthyer në
    anglisht dhe fotokopje tё saj, ose vёrtetim nga Arkivi i Shtetit të përkthyer në anglisht
    me lëndët e studiuara dhe fotokopje tё saj;
  • 2 Për dëftesat e pjekurisë të shkollës së mesme të lëshuara përpara vitit 1990: sillni
    dëftesën origjinale dhe vërtetim notash të lëshuar kohët e fundit dhe njё
    fotokopje tё tij të përkthyer në anglisht; dhe
  • 3 Nëse keni kryer arsimin e lartë, përveç dëftesës së shkollës së mesme do të sillni edhe
    Diplomën e Shkollës së Lartë dhe njё fotokopje e saj. Përkthimi dhe noterizimi i
    diplomës së shkollës së lartë kërkohet vetëm nëse keni kryer studimet jashtë
    Shqipërisë.
Pavarësisht nëse keni kryer shkollën e lartë, ju duhet patjetër të dërgoni dëftesën ose vërtetim
notash të shkollës së mesme, si dhe ta plotësoni informacionin mbi shkollën e mesme tek DS260.

Certifikimi: a) Dёftesa e Pjekurisё (ose Vёrtetimi i Notave nё mungesё tё dёftesёs sё
pjekurisё) pёr aplikanёt qё e kanё kryer shkollёn e mesme nё Shqipёri duhet tё certifikohet
nga: 1) Drejtoria Rajonale Arsimore e Rrethit, 2) Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe më
pas 3) të legalizohet nёpёrmjet Postёs Shqiptare nga Ministria për Europën dhe Punët e
Jashtme e Shqipёrisё. Dëftesa e pjekurisë dhe/ose Vёrtetimi i Notave DUHEN pёrkthyer nё
anglisht. Sigurohuni qё sekretaria e shkollёs tё pёrfshijё nё mёnyrё korrekte tё gjitha lёndёt
qё keni studiuar tek vёrtetimi i notave.

Aplikantёt qё e kanё kryer shkollёn jashtё Shqipёrisё duhet ta legalizojnë dёftesёn e pjekurisё
(ose vёrtetimin e notave nё mungesё tё saj) sipas procedurave të shtetit pёrkatёs dhe ta
përkthejnë në anglisht dhe noterizojnë nga një noter publik i licensuar.

b) Vërtetimi nga Arkivi i Shtetit: pasi ta keni marrë, ju duhet të aplikoni tek Posta Shqiptare
për legalizimin e tij nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Aplikantët që e kanë mbaruar shkollën e mesme në Greqi të lexojnë nën paragrafin
‘Dokumente tё Lёshuara nga Autoritetet Greke’ për procedurat specifike mbi përkthimin e
dokumenteve të marra nga Greqia.


Pёr detaje mbi arsimin qё ju kualifikon për lotarinë, lexoni në faqen e internetit tё
Ambasadёs Amerikane.

PËRKTHIMI:
Nuk ka nevojë për përkthim e noterizim të dokumenteve në gjuhën shqipe të lëshuara nga
autoritetet shqiptare, përveç kur citon ndryshe. Vetëm dokumentet që nuk janë në gjuhën
Shqipe ose Angleze duhet të përkthehen në Anglisht dhe të noterizohen. Pёrjashtim bёjnё
dëftesa e pjekurisë, vërtetimi i notave dhe vendimet gjyqёsore (si p.sh. tё divorcit, apo
vendimet gjyqësore qё tregojnё njё dёnim), tё cilat DUHEN pёrkthyer.

CERTIFIKATA E LINDJES (për secilin aplikant):
1 (një) certifikatë lindjeje në 6 gjuhë për përdorim jashtë shtetit për secilin aplikant që ka
lindur në Shqipëri. Ju duhet të paraqiteni tek Zyra e Gjendjes Civile (e bashkisë, njësisë
bashkiake, apo komunës) ku jeni të regjistruar dhe t’i kërkoni Certifikatё Lindjeje për
përdorim jashtë shtetit, e cila kushton 200 lekë. Certifikata duhet tё ketë statusin tuaj civil
të tanishëm. Certifikata nuk duhet të lexojë Certifikatё Personale.
Nëse keni lindur jashtë Shqipërisë, dhe keni shtetësi shqiptare, përveç certifikatës tuaj
shqiptare të lindjes, ju duhet të sillni certifikatë lindjeje nga shteti ku ka lindur aplikanti, e
përkthyer në Anglisht dhe e noterizuar. Nёse keni lindur nё Greqi, lexoni paragrafin
‘Dokumente tё Lёshuara nga Autoritetet Greke’ rreth procedurёs sё vulёs apostille dhe
pёrkthimit zyrtar.

CERTIFIKATA E MARTESËS (për secilin aplikant):
1 (një) certifikatë martese për secilin aplikant (nёse jeni tё martuar). Certifikata duhet të
përmbajë edhe mbiemrin tuaj para martesës.

VENDIM I GJYKATËS PËR DIVORCIN APO CERTIFIKATË VDEKJEJE:
Nëse keni qenё tё martuar mё parё, përfshini prova të përfundimit të të gjitha martesave të
mëparshme, qoftё pёr shkak tё vdekjes, apo tё divorcit (si p.sh. certifikatë vdekje të
bashkëshortit/es, vendimi përfundimtar i divorcit i pёrkthyer në Anglisht, etj).

VËRTETIM I GJENDJES GJYQËSORE NGA MINISTRIA E DREJTËSISË:
Çdo aplikant mbi moshën 16 vjeç duhet të aplikojë për vërtetimin e Gjendjes Gjyqësore
(dëshmi penaliteti) tek Posta Shqiptare. Tek formulari i aplikimit në postë shënoni "Ambasada
Amerikane" si pёrgjigje e pikёs "Institucioni pёr tё cilin kёrkohet certifikata". Vërtetimi duhet
t'i përfshijë të gjithë emrat dhe/apo mbiemrat e përdorur, pёrfshirё mbiemrin e vajzёrisё
(para martese).
Vёrtetimet e gjendjes gjyqёsore tё aplikantёve pёr Vizё Amerikane do tё dёrgohen direkt nё
Zyrёn Konsullore tё Ambasadёs Amerikane. Vetёm vёrtetimet e marra direkt nga Zyra e
Gjendjes Gjyqёsore do tё pranohen; aplikanti nuk mund tё paraqesё vetё vёrtetimin e
gjendjes gjyqёsore. Pёr tё dёshmuar qё ju keni aplikuar pёr dёshminё e penalitetit, duhet tё
dёrgoni njё kopje tё mandatit tё arkёtimit nga Posta Shqiptare. Kujdes: Shpesh aplikantёt
refuzohen vetёm se ata nuk kanё pёrfshirё tё gjithё emrat/mbiemrat e pёrdorur nё
vёrtetim.

VENDIMI I GJYKATËS apo PROKURORISË
: Personat qё janё dёnuar, apo janë aktualisht
në procedim nga Prokuroria, pёr njё vepёr duhet tё paraqesin vendimin e gjykatёs ose të
prokurorisë tё pёrkthyer e noterizuar, ku tё tregohet dёnimi, pavarёsisht faktit nёse personi
ёshtё falur, ka fituar amnistinё, apo ёshtё rehabilituar.

VËRTETIM NGA POLICIA E NJË VENDI TË HUAJ:
1 (një) vërtetim nga Policia e një vendi të huaj për personat mbi moshën 16 vjeç, të përkthyer
dhe noterizuar në Anglisht, në rastet kur jetoni aktualisht dhe keni më shumë se 6 muaj në
atë vend, ose në rastet kur keni jetuar më parë më shumë se një vit. Në rastet kur keni
përdorur mё shumë se një emër apo mbiemër vërtetimi duhet t'i pёrfshijë të gjithë emrat
dhe/apo mbiemrat e përdorur, pёrfshirё mbiemrin e vajzёrisё. Për më tepër informacion,
vizitoni faqen e Internetit (në Anglisht) të Departamentit Amerikan të Shtetit Byrosë së
Çështjeve Konsullore “Dokumentet Civile Sipas Shteteve”.
Vërtetimi nga Greqia: Lexoni paragrafin ‘Dokumente tё Lёshuara nga Autoritetet Greke’ për
informacion tё detajuar.
Vërtetimi nga Italia: duhen marrë dy vërtetime: Certificato Generale del Casellario
Giudiziale dhe Certificato dei Carichi Pendenti.
Kujdes: Shpesh aplikantёt refuzohen vetёm se ata nuk kanё pёrfshirё tё gjithё emrat ose
mbiemrat e pёrdorur nё vёrtetim.

REGJISTRONI DATËN E TAKIMIT DHE DEGËN E DHL-SË:
Secili aplikant i vizёs, pavarёsisht moshёs duhet tё regjistrojё datёn e takimit dhe tё zgjedhё
degёn e DHL-sё ku dëshiron t’i dorёzohet pasaporta pas pёrfundimit tё rastit tuaj, apo tё
dёrgoni dokumente shtesё nёse do t’ju kёrkohet nga Seksioni Konsullor. Ndiqni këta hapa: 1)
hyni tek https://ais.usvisa-info.com/sq-al/iv dhe zgjidhni: Caktoni takimin tuaj, 2) zgjidhni
“Unë kam një datë takimi për intervistë në Konsullatë nga Qendra Kombëtare e Vizave (NVC),
Qendra Konsullore në Kentucky (KCC) ose Seksioni Konsullor dhe jam udhëzuar që të
regjistroj takimin tim në këtë faqe interneti”, pastaj 3) regjistrohuni me të dhënat tuaja. Më
pas 4) zgjidhni “Duhet të regjistroj një takim për vizë imigruese që NUK është për vizë “K” (të
fejuari, bashkëshorti, fëmije)”. 5) Vendosni të dhënat e kërkuara dhe numrin e çështjes tuaj*
dhe më pas 6) zgjidhni “Vazhdo” (me ngjyrë të gjelbër). 7) Vazhdoni me regjistrimin e degës
së DHL-së ku dëshironi t’ju vijë pasaporta me vizë, apo njoftime konsullore. 8) Vazhdoni me
“Përfundoni regjistrimin tuaj”. 9) Printoni fletën me titull “Udhëzime” dhe dërgojeni së bashku
me dokumentet e tjera. Viza juaj nuk do të lëshohet nёse nuk e sillni kёtё dokument nё
Seksionin Konsullor.
*Nëse gjatë regjistrimit tuaj ju merrni një mesazh të tillë: “Numri i çështjes për vizë
emigruese që është dhënë nuk është gati për të caktuar një takim”, lutemi prisni edhe disa
ditë derisa rasti juaj të jetë ngarkuar elektronikisht në faqen e internetit më sipër. Zakonisht
kjo ndodh pasi aplikanti e merr njoftimin me datën e takimit për intervistë disa ditë më
përpara se dosja juaj elektronike të vijë në Seksionin Konsullor. Rrallëherë ndodh edhe që
numri i çështjes suaj të jetë futur në sistem pa zerot, p.sh.: në vend të 2019EU0001234 të
jetë 2019EU1234 dhe për këtë shkak ju jep mesazhin e mësipërm. Ndaj, provoni edhe këtë
mundësi duke hequr zerot. Provoni të regjistroheni përsëri pas disa ditësh, por sigurohuni që
të jeni regjistruar përpara datës suaj të takimit.

FOTOGRAFIA:
Pavarёsisht nga mosha, tё gjithё aplikantёt e vizave emigruese pёr nё SHBA, duhet tё
paraqesin dy fotografi me ngjyra, tё papёrpunuara me programe kompjuterike, me pёrmasa 5
cm x 5 cm, me sfond tё bardhё. Syzet NUK lejohen në fotografitë për vizë. Shkruani emër,
mbiemër e numrin e rastit nga prapa fotografisë. Fotografia duhet tё ketё njё pamje frontale,
me kokёn nё qendёr tё fotografisё. Për më shumë detaje, vizitoni faqen e Internetit (në
Anglisht) të Departamentit Amerikan të Shtetit Byrosë së Çështjeve Konsullore “Kërkesat e
Fotografisë
”. Në qoftë se kërkesat nuk plotësohen, fotografia nuk do të pranohet. Fotografia
duhet tё jetё nxjerrё gjashtё muajt e fundit.

VËRTETIM USHTARAK:
1 (një) vërtetim ushtarak për aplikantët meshkuj që kanë lindur para Shtatorit 1990,
pavarёsisht nёse e keni kryer apo jo shёrbimin ushtarak; si dhe pёr aplikantet femra qё kanё
kryer shёrbim tё mёparshёm ushtarak. Aplikoni tek Posta Shqiptare.

DOKUMENTE TË TJERA CIVILE:
  • 1. Vendime tё lёshuara nga autoriteti shtetёror pёrgjegjёs nё lidhje me ndryshimin e
    emrit/mbiemrit, moshёs, birёsimit, apo rasteve tё ngjashme.
  • 2. Certifikatë origjinale të lindjes nga vendi i huaj, i përkthyer e noterizuar. Nёse keni
    lindur nё Greqi, lexoni paragrafin ‘Dokumente tё Lёshuara nga Autoritetet Greke’ për
    informacion tё detajuar.
FOTOKOPJA E PASAPORTËS:
Njё fotokopje e faqes me tё dhёnat biometrike, pavarёsisht moshёs– MOS e dërgoni
pasaportën tuaj me postë pasi do t’ju duhet ta paraqitni tek mjeku në ditën tuaj të vizitës
mjekësore. Pasaporta e aplikantit duhet tё jetё e vlefshme pёr udhёtim dhe duhet tё ketё tё
paktёn njё vit vlefshmёri pёrtej datёs sё lёshimit tё vizёs. Ju duhet tё paraqisni pasaportёn
tuaj nё datёn e intervistёs. Pasaporta duhet tё pёrmbajё emrin e mbiemrin tuaj tё pёrditёsuar
(p.sh.: pёr rastet e aplikanteve tё sapomartuara).

PROVA TË MBËSHTETJES FINANCIARE NGA SPONSORI NË SHBA:

1) Formulari I-134 (Affidavit of Support) - Një garanci financiare nga qytetari amerikan apo
me green card. Ky dokument nuk duhet tё jetё mё i vjetёr se 12 muaj nga data e
intervistёs,
  • 2) Fotokopje të pasaportës amerikane të sponsorit, tё certifikatёs sё natyralizimit, ose
    fotokopje të kartës së rezidentit të përhershëm të ligjshëm,
  • 3) Një transkript apo kopje të taksavetë marrë direkt nga Shërbimi i Brendshëm i të
    Ardhurave. Vini re: formulari 1040 NUK pranohet.
  • 4) Formularët W-2 të vitit të fundit për të gjitha punët,
  • 5)Nёse sponsori ёshtё i martuar, edhe bashkёshortja e tij duhet tё dorёzojё një Formular I134 tё firmosur, shoqëruar me fotokopje të pasaportës amerikane të tij/saj, tё certifikatёs
    sё natyralizimit, ose fotokopje të kartës së banorit të përhershëm të ligjshëm.
  • 6) Sigurohuni që të ardhurat e sponsorit të jenë mbi 100 pёrqind tё nivelit tё varfërisë
    (poverty guideline),
    që vendoset çdo vit nga Departamenti Amerikan i Shërbimeve të
    Shëndetit dhe Njeriut, përndryshe ju duhet të gjeni një sponsor tjetër. Kujdes: shpesh
    aplikantёt refuzohen për këtë arsye, gjë që mund të çojë në humbjen e numrit të vizës të vënë
    në dispozicion për ju në atë muaj nga KCC-ja.
DOKUMENTE TË LËSHUARA NGA AUTORITETET GREKE:
  • Dëftesa e shkollës së mesme, certifikata e lindjes dhe vendimet gjyqësore:
    duhet të kenë vulën apostille, si dhe të jenë të përkthyera nё Anglisht nga Zyra e
    Përkthimeve e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë
    .
  • Vёrtetimi nga policia greke. Aplikantët e moshës 16 vjeç e lart: nëse aplikanti jeton
    aktualisht në Greqi për më shumë se gjashtë muaj, ose nëse aplikanti ka jetuar më
    parë në Greqi për më shumë se një vit, atëherë atij ose asaj i kërkohet të aplikojë për
    vërtetim penal për Përdorim Gjyqësor (Judicial Use penal record -"Antigrafo Pinikou
    Mitroou Dikastikis Hrisis") nga Ministria Greke e Drejtësisë, Byroja e të Drejtave Penale
    për të Huajt (Ipiresia Pinikou Mitroou Allodapon), Mesogion 96, 101 79 Athinë, Greqi,
    tel. 210776-7300, 210776-7185, 210776-7186, dhe 210776-7043. ] Ju mund të
    aplikoni personalisht në zyrën e sipërcituar, ose nëpërmjet një përfaqësuesi të
    autorizuar duke plotësuar një formular autorizimi ("Exousiodotisi"), të noterizuar nga
    Ambasada Greke në Tiranë.

    Në formularin e aplikimit për vërtetimin penal, sigurohuni që të shënoni me kryq
    kutinë që kërkon një vërtetim penal për Përdorim Gjyqësor (Judicial Use penal
    record), ndërsa në dy kutitë e fundit, "Arsyeja që Kërkohet" dhe "Përshkrimi", shkruani
    përkatësisht: Kërkesë për Vizë – Request for a visa dhe Kërkesë për Vizë nga
    Ambasada Amerikane, Athinë – Request for a visa from the U.S. Embassy,
    Athens. Ju nuk ktheheni në Byroja e të Drejtave Penale për të Huajt për të marrë
    vërtetimin tuaj gjyqësor pasi Byroja e të Drejtave Penale për të Huajt do ta dërgojë
    vërtetimin tuaj gjyqësor në Konsullatën e SHBA-së në Athinë.
VIZITA MJEKËSORE:
Secili aplikant, pavarёsisht moshёs, duhet t’i nёnshtrohet vizitёs mjekёsore, e cila kryhet
vetёm nga mjekёt e autorizuar nga Seksioni Konsullor i Ambasadёs Amerikane, nё Tiranё. Ju
duhet tё lexoni me kujdes Udhёzimet Mjekёsore, tё plotёsoni dhe t'i dёrgoni mjekut tё
autorizuar formularin online tё aplikimit pёr vizitёn mjekёsore fiks tre javё pёrpara datёs sё
intervistёs (përjashtim bëjnë rastet kur jeni udhëzuar specifikisht nga Seksioni Konsullor të
paraqiteni edhe pa datë interviste tek mjeku). Paraqitini mjekut tё autorizuar njё kopje tё
fletёs sё takimit pёr vizё. Aplikanti ёshtё gjithashtu pёrgjegjёs pёr pagesёn e tarifёs sё
ekzaminimit nga mjekёt.
Informacion tё mёtejshёm mbi Vizitёn Mjekёsore mund ta gjeni në faqen e Internetit (në
Anglisht) të Departamentit Amerikan të Shtetit Byrosë së Çështjeve Konsullore “Përgatitja për
Intervistë – Vizita Mjekësore
”.

Shënim: Data e skadimit tё vizёs suaj do tё kushtёzohet nga data e skadimit tё raportit
mjekёsor. Formularёt mjekёsorё tё klasifikuar si Class B (TB) janё tё vlefshme pёr 3 muaj nga
data qё e firmos mjeku. Tё gjithё formularёt e tjerё tё klasifikuar si "Nuk ka sёmundje tё
dukshme" janё tё vlefshёm pёr 6 muaj nga data qё e firmos mjeku. Nёse rasti juaj kalon pёr
proces administrativ tё mёtejshёm, apo shqyrtimi i rastit tuaj vonohet pёr shkak tё
dokumenteve qё mungojnё, raporti mjekёsor mund tё skadojё pёrpara se viza tё lёshohet. Nё
kёtё rast, juve do ju kёrkohet tё kryeni edhe njёherё vizitёn mjekёsore dhe ta dёrgoni zarfin
mjekёsor nё Seksionin Konsullor pёrpara se ju tё merrni vizёn tuaj.
Mos e sillni CD-nё e Rrezeve X nё Seksionin Konsullor. Lexoni mё poshtё nёn Paragrafin
"Pasi të Keni Marrë Pasaportën dhe Paketën e Vizës" tё kёtij udhёzimi nё lidhje me CD-nё e
rrezeve X.

PROVA TЁ LIDHJES SUAJ (për çiftet e sapomartuar):
Fakte dhe prova që tregojnë lidhjen tuaj si p.sh. fotografi, korrespondencë, telefonata, qё
tregojnё qartazi aplikantët e vizёs; ose prova tё tjera që tregojnë lidhjen tuaj përgjatë kohës.
USB-të apo DVD-të NUK pranohen dhe do të asgjësohen nëse i dërgoni.

SKADIMI I DOKUMENTEVE:
Të gjitha dokumentet duhet të jenë marrë nga zyrat përkatëse jo më parë se një vit nga data
e intervistës. Pёrndryshe, rasti juaj do tё refuzohet derisa ju tё sillni dokumentet e
pёrditёsuara.

Shqyrtimi i Vizave të Shumëllojshmërisë
Data juaj e takimit caktohet nga Qendra Kombёtare nё Kentucky (KCC), SHBA. Ju do tё njoftoheni
pёr datёn tuaj tё intervistёs duke vendosur numrin tuaj tё konfirmimit nё Kontrollin e Statusit tё
Regjistrimit nё http://www.dvlottery.state.gov/esc. Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni
përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të
Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar procesimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në
vazhdim e-maile komunikimi nga KCC-ja që ju njofton juve të vizitoni Kontrollin e Statusit të
Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj, si dhe pёr datёn tuaj tё intervistёs. Bёni
kujdes tё mos bini pre e mesazheve mashtruese qё mund t’ju kёrkojnё para. KCC-ja nuk do të
kërkojë nga ju t’u dërgoni para (tё holla) atyre, kësaj Ambasade, apo ndonjë Ambasade tjetër të
SHBA-së me postë, apo shërbime të tilla si Western Union. Pagesa e vetme bёhet nё Seksionin
Konsullor, nё ditёn e intervistёs. Pёr mё tepёr informacion, lutemi tё vizitoni faqen tonё tё
internetit “Kujdes nga Mashtrimi”.
Informacion tё detajuar nё Anglisht rreth Udhёzimeve pёr tё Pёrzgjedhurit pёr Programin e Vizave
tё Shumёllojshmёrisё, ju mund ta gjeni në faqen e Internetit (në Anglisht) të Departamentit
Amerikan të Shtetit Byrosë së Çështjeve Konsullore “Udhëzimet për të Përzgjedhurit”.

Para Intervistës
APLIKANTI PËR VIZË
duhet të lexojë Informacionin pёr tё Drejtat Ligjore në dispozicion tё
Imigrantёve Viktima tё Dhunёs Familjare (PDF 137.20 KB)
nё Shtetet e Bashkuara dhe Fakte rreth
Imigrimit bazuar nё Vizёn e Martesёs.

SIGURIA: Pajisjet elektronike tё çfarëdo lloji nuk lejohen brenda Ambasadës Amerikane, duke
përfshirë telefonat celularë, kamera, pajisje regjistrimi, elektronike, kompjuter, çanta apo bagazh.
Aplikantët nuk mund të sjellin armë, lëngje apo objekte nën presion (të tilla si Hairspray ose
deodorant).

Intervista
TARIFA E APLIKIMIT:
Ju do tё kryeni pagesёn nё ditёn e intervistёs tek arkёtari i Seksionit
Konsullor. Pagesa kryhet vetёm me para nё dorё tek arkёtari i Konsullatёs nё Dollarё Amerikanё
ose Lekё dhe është e pakthyeshme.
Duke filluar nga data 13 Prill 2012, ju duhet tё paguani 330 Dollarё ose ekuivalentin nё Lekё pёr
çdo person, pavarёsisht nga mosha. Kjo pagesё kryhet vetёm tek arkёtari i Seksionit Konsullor tё
Ambasadёs Amerikane nё Tiranё. Vini re qё kёto tarifa janё subjekt i njё ndryshimi tё mundshёm
nё kohё, ndaj informacioni mё i pёrditёsuar pёr pagesёn ndodhet në faqen e Internetit (në
Anglisht) të Departamentit Amerikan të Shtetit Byrosë së Çështjeve Konsullore “Tarifat për
Shërbimet e Vizave
”.
Ju mund të shikoni statusin e rastit të vizës tuaj (nё Anglisht) në: https://ceac.state.gov/CEAC/.
Çfarё ju duhet juve është numri i rastit tuaj dhe vendi ku është kryer intervista (p.sh. Tiranё), për
të monitoruar progresin e rastit tuaj.

Pas Intervistës
Pas intervistёs suaj me Oficerin Konsullor, nёse dosja juaj ёshtё e plotё dhe ju tё gjendeni tё
kualifikuar pёr vizёn, viza juaj do tё lёshohet dhe do t’ju dёrgohet sё bashku me paketёn e vizёs
me anё tё shёrbimit postar DHL nё zyrёn qё ju keni zgjedhur kur u regjistruat pёr kёtё shёrbim.
Ju do tё njoftoheni nga DHL-ja me e-mail pёr tё tёrhequr pasaportёn dhe paketёn e vizёs suaj tё
emigrimit. E rёndёsishme: Ju lutemi mos e hapni zarfin e vulosur nga Ambasada qё ka
paketёn e vizёs sё emigrimit, pёrndryshe ai zarf bёhet i pavlefshёm.

Shënim: nёse ju nuk e keni marrё pasaportёn me vizё brenda 15 ditёve pune nga data kur ёshtё
dorёzuar tek ne pёr lёshimin e vizёs, ju mund tё kontaktoni zyrёn tonё nё
TiranaUSConsulate@state.gov
Disa raste tё aplikimeve pёr vizё mund tё kёrkojnё: a) dokumente shtesё, ose b) proces tё
mёtejshёm administrativ.

  • a) Kur ju kёrkohen dokumente shtesё, Oficeri Konsullor do ju japё njё fletё refuzimi ku
    shpjegohen dokumentet e kёrkuara. Pikat e shёnuara me kryq aplikohen pёr rastin tuaj.
    Vini re qё nё atё letёr Oficeri Konsullor, pёrveç gjuhёs shqipe ku renditen dokumentet e
    kёrkuara nga ju, mund tё pёrdorё edhe gjuhёn angleze pёr tё shpjeguar dokumentet e
    kёrkuara nga sponsori nё SHBA. Ndaj, ju duhet t'ia dёrgoni njё kopje tё letrёs sё refuzimit
    me faks apo email peticionerit nё SHBA. Kёshillohet qё t'i dёrgoni tё gjitha dokumentet e
    kёrkuara njёherazi, pasi dёrgimi i dokumenteve jo tё plota do tё vonojё rastin tuaj.
  • b) Procesi i mёtejshёm administrativ kёrkon kohё shtesё pas intervistimit sё aplikantit nga
    Oficeri Konsullor. Aplikantёve u bёhet me dije kjo kёrkesё ditёn kur ata aplikojnё. Shumica
    e proceseve administrative zgjidhet brenda 60 ditёve nga dita e intervistёs. Pёrpara se tё
    kontaktojnё Zyrёn Konsullore rreth statusit tё procesit administrativ, aplikantёt apo
    pёrfaqёsuesit e tyre do tё duhet tё presin tё paktёn 60 ditё nga data e intervistёs, apo nga
    data e dorёzimit tё dokumenteve shtesё, nё varёsi se cila datё ёshtё mё vonё. Nёse njё
    proces administrativ ёshtё i nevojshёm, kohёzgjatja mund tё ndryshojё sipas rrethanave
    individuale tё çdo rasti.
Në Rastet e Rralla kur ju nuk Keni Marrë dot Udhëzimet nga KCC-ja
Dokumentacioni i kёrkuar, pёrveç dokumentacionit tё mёsipёrm, ёshtё: FORMULARI Elektronik
i Vizёs Emigruese
DS-260, i cili duhet plotёsur nё tё gjitha pikat nё Anglisht dhe duhet plotësuar
sapo tё keni mёsuar qё jeni pёrzgjedhur. Mos lini asnjё pyetje pa plotёsuar. Pyetjeve qё nuk
aplikohen pёr rastin e aplikantit duhet t’i pёrgjigjeni me “Does Not Apply”. Për më shumë
informacion, kontaktoni KCCDV@state.gov.

Shumë e Rëndësishme
Asnjë lloj garancie nuk mund t’ju jepet paraprakisht lidhur me lëshimin e vizës. Vetëm oficeri
konsullor mund të marrë një vendim pasi të ketë shqyrtuar të gjithë aplikimin tuaj zyrtar dhe t’ju
ketë intervistuar personalisht.
Ju këshillojmë që të mos të mos shisni shtëpinë, makinën apo pronën, të mos lini punën dhe të
mos blini biletën derisa tё keni marrё në dorë pasaportёn me vizё. Kjo zyrë do të bëjë çdo
përpjekje që të përshpejtojë procesin. Gjithsesi, nёse do tё jetё e nevojshme, aplikantёve mund
t’u kёrkohet tё kthehen nё Seksionin Konsullor edhe njё herё, apo tё dёrgojnё informacion apo
dokumentacion shtesё me postё.
Për aplikantët e Lotarisë DV, afati i fundit i lёshimit tё vizёs është data 30 shtator e vitit fiskal. Pёr
shkak tё numrit tё kufizuar të vizave qё mund tё lёshohen nga ky program, mund tё ndodhё qё
vizat tё mos jenё tё disponueshme edhe pёrpara kёsaj date. Kjo ёshtë veçanёrisht e vёrtetё pёr
aplikimet që kryhen apo procesohen sa mё afёr datёs 30 shtator. (Për shembull: Personat e
zgjedhur për programin e lotarisë DV-2016 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm
gjatë vitit fiskal 2016, nga 1 tetori 2015 deri më 30 shtator 2016. Aplikantët duhet të pajisen me
vizën e tyre ose të përshtasin statusin deri para fundit të vitit fiskal. Nuk përfitojnë asnjë shtyrje të
lotarisë për vitin e ardhshëm personat që janë përzgjedhur, por që nuk janë pajisur me vizë deri
më 30 shtator 2016 [fundi i vitit fiskal]).

Miratimi i Vizës - Pasi të Keni Marrë Vizën

Pasaporta me Vizë
– Viza juaj emigruese do vendoset në pasaportën tuaj. Kontrolloni të dhënat
tuaja në vizë për ndonjë pasaktësi të mundshme. Nëse vёreni ndonjë gabim në vizë, duhet të
kontaktoni Seksionin Konsullor me anё tё emailit nё TiranaUSConsulate@state.gov, ku tё
shpjegoni gabimin nё vizё.
Paketa Emigruese e Vulosur (zarfi ngjyrë kafe) – Ju do të merrni gjithashtu një zarf të
vulosur, i cili ka dokumentacionin tuaj, dhe që ju do e dorëzoni personelit të Doganave dhe
Mbrojtjes së Kufijve të SHBA-së në pikën e hyrjes (në aeroport) sapo të mbërrini në SHBA. Ju NUK
duhet ta hapni zarfin e vulosur nga Ambasada qё mban paketёn tuaj tё emigrimit. Ky zarf duhet të
mbahet në një bagazh dore së bashku me CD-në e rrezeve X.


Tarifa e Pagesёs sё Vizёs Emigruese pёr Shёrbimet e Shtetёsisё dhe Emigracionit tё
Shteteve tё Bashkuara (USCIS)
- Të gjithë individët, të cilëve u është lëshuar një vizë
imigruese, duhet të paguajnë Tarifën e Imigrantit për Shërbimet e Shteteve të Bashkuara për
Nënshtetësinë dhe Imigracionin përpara se të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo tarifë
shërben për shqyrtimin e statusit tuaj të rezidentit dhe për të printuar Kartën tuaj të Banorit të
Përhershëm të Ligjshëm (karta e gjelbër). Vetëm këto kategori vizash janë të përjashtuar nga kjo
tarifë: birësimet, rezidentët në kthim (SB1) dhe vizat e fejesës. USCIS nuk do t’ju lёshojё Green
Card derisa ju tё keni paguar kёtё tarifё.

Kur Duhet të Udhëtoni – Ju duhet të hyni në Shtetet e Bashkuara përpara datës së skadimit të
vizës tuaj, e cila është e limituar sipas skadimit të vizitës tuaj mjekësore. Vizës suaj nuk mund t’i
zgjatet afati dhe të gjitha tarifat janë të pakthyeshme. Aplikanti kryesor duhet të hyjë përpara
ose në të njëjtën kohë
me pjesëtarët e familjes që janë derivativë në rastin e tij ose të saj (pra,
anëtarët e familjes, të cilëve u është lëshuar një vizë bazuar në rastin e aplikantit kryesor, nuk
udhëtojnë dot përpara aplikantit kryesor). Në rast se pjesëtarët e familjes që janë derivativë po
udhëtojnë më vonë nga aplikanti kryesor, ata duhet të kenë me vete kopje të dy faqeve të
pasaportës së aplikantit kryesor ku tregohet viza dhe vula e pranimit nga USCIS. Pa këtë
dokument ju do të hasni vështirësi në nisje.

Fëmijët, të cilëve u është lëshuar një vizë përpara se të mbushin 21 vjeç duhet të hyjnë në SHBA
përpara se të mbushin 21 vjeç, pasi humbin të drejtën e statusit të imigrantit (përveç rasteve kur
fëmija ka përfituar nga Akti i Mbrojtjes së Statusit të Fëmijës (CSPA)). Viza juaj nuk mund të
shtyhet përtej datёs sё skadimit dhe tarifat e paguara për të janë të pakthyeshme. Nëse për
çfarëdo arsye ju nuk mund ta përdorni vizën, ju lutemi kthejeni atë në konsullatë. Në disa kategori
të kufizuara vizash, një vizë mund t’ju lëshohet përsëri vetëm nëse ju do të vërtetoni se e keni
patur të pamundur të udhëtonit për në SHBA për arsye që nuk vareshin nga ju.

Marrja e Kartës së Gjelbër – Formulari juaj I-551, Karta e Banorit të Përhershëm të Ligjshëm,
njohur edhe si karta e gjelbër, do t’ju dërgohet me postë në adresën në SHBA që ju keni deklaruar
në formularin e aplikimit për vizë (apo në adresën që i deklaruat oficerit të imigracionit në pikën e
hyrjes në SHBA). Ky është dokument shumë i rëndësishëm që dëshmon se ju keni leje për të
banuar në Shtetet e Bashkuara. Kçshillohet që të mos udhëtoni jashtë SHBA-së pa marrë më parë
kartën e gjelbër. Nëse juve ju duhet të udhëtoni jashtë SHBA-së përpara se të merrni kartën e
gjelbër, lutemi konsultohuni me faqet e internetit të USCIS dhe të Mbrojtjes së Kufijve dhe Doganave (CBP) mbi rregullat dhe se çfarë dokumentesh ju duhen për të rihyrë në SHBA.

Ne gjithashtu rekomandojmë që ju të flisni edhe me kompaninë ajrore për t’u siguruar që jeni në
përputhje me rregullat e tyre. Pasi t’ju jetë lëshuar karta e gjelbër, ju nuk duhet të qëndroni jashtë
Shteteve të Bashkuara më shumë se një vit, përndryshe ju do të humbisni statusin tuaj të Banorit
të Përhershëm të Ligjshëm.

Vaksinat: Fёmijёt janё tё detyruar tё kenё disa vaksina tё kryera pёrpara se tё mund tё
regjistrohen nё shkollё. Ndaj rekomandohet tё keni me vete kopjen e vaksinave qё ju dha mjeku
gjatё vizitёs mjekёsore. Mёsoni rreth kёrkesave pёr vaksina tё kёrkuara sipas shteteve nё faqen e
internetit tё Qendrёs pёr Kontrollin dhe Parandalimin e Sёmundjevetё Departamentit tё Shёndetit
dhe Shёrbimeve Njerёzore.

PËR EMIGRANTËT E RINJ: MIRËSEVINI NË AMERIKË
Lutemi të vizitoni guidёn në faqen e Internetit (në Anglisht) të Shërbimeve Amerikane të Shetësisë
dhe Imigracionit (USCIS) “Mirësevini në Shtetet e Bashkuara: Një Guidë për Emigrantët e Rinj
dhe në adresën Welcome To USA.

Pasi t'ju jetё lёshuar Karta juaj e Rezidentit tё Pёrhershёm, ju duhet të qëndroni jashtë SHBA-sё
më pak sesa një vit, përndryshe do të humbisni statusin e Rezidentit të Përhershëm Ligjor. Për
më tepër informacion rreth të drejtave dhe pёrgjegjёsive të Rezidentëve të Përhershëm Ligjorë
(ose me Green Card), lexoni nё faqen e internetit tё USCIS: Ruajtja e Statusit tё Rezidentit tё
Pёrhershёm
, si dhe udhёzuesin e USCIS, nё Anglisht: “Unë jam një Banor i Përhershëm. Si të Marr
Vesh… Cilat Janë Përgjegjësitë e Mia?” (PDF 1.19 MB)
, and “Si të Marr një Leje Rihyrëse?” (PDF
1.18 MB).

Nëse keni pyetje lidhur me kartën ose nuk e merrni atë brenda një periudhe të caktuar, ju lutemi
të kontaktoni mezyrën e USCIS pranë shtetit ku banoni në SHBA.

Ky dokument gjendet në: https://al.usembassy.gov/sq/visas-sq/

Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën

Në qoftëse jeni i përzgjedhur ju duhet të lexoni udhëzimet e mëposhtëme se si të pëgatiteni për intervistën:


Përpara intervistës tuaj për vizë, ne ju rekomandojmë të rishikoni të dhënat që keni dhënë në aplikimin tuaj fillestar për lotarinë. Sigurohuni që të keni dhënë informacionin e saktë mbi statusin tuaj civil në momentin e aplikimit fillestar. Nëse ju ishit i/e martuar në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë, ju duhet të kishit përfshirë bashkëshortin/en tuaj në atë aplikim fillestar (edhe nëse keni qenë në proces divorci). Përjashtim bëjnë rastet kur bashkëshorti është Nënshtetas Amerikan, ose Banor i Përhershëm i Ligjshëm.

Gjithashtu, ju duhej të kishit përfshirë të gjithë fëmijët tuaj të pamartuar dhe nën 21 vjeç në momentin e aplikimit fillestar. Me fëmijë nënkuptohen fëmijët tuaj biologjikë, dhe thjeshtërit- fëmijët e bashkëshortit/es tuaj, apo fëmijë që i keni birësuar ligjërisht, pavarësisht nëse jetojnë me ju ose jo.

Sigurohuni që ju keni ngarkuar fotografinë e saktë për çdo pjesëtar të familjes në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë. Ngatërrimi i fotografive në aplikimin fillestar do të rezultojnë në refuzimin e vizës për ju dhe familjen tuaj.

Mosdeklarimi i bashkëshortit/es ekzistues, apo i fëmijës ekzistues në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë do të rezultojnë në refuzimin e vizës për ju dhe familjen tuaj. Çdo tarifë e paguar ndaj qeverisë së Shteteve të Bashkuara për aplikimin tuaj për vizë nuk rimbursohet. Nëse në momentin e aplikimit fillestar, ju nuk keni përfshirë një fëmijë ekzistues, apo një bashkëshort/e me të cilën ishit i martuar (pra, statusi juaj civil ishte “i martuar” në momentin e aplikimit fillestar), atëherë mos vazhdoni me procedurën e aplikimit për vizë. Ju mund të rishikoni kriteret e pranueshmërisë online.


Burimi: Ambasada e SHBA në Shqipëri
 
Status
Not open for further replies.
Top